Kreu i shtetit Ilir Meta, është përgjigjur me tonë të forta pyetjes se çfarë mendon për ligjin organik që shumica ka në plan të bëjë për institucionin që ai drejton.
Meta në fjalën e tij thekson se Shqipëria e ka një president dhe askush nuk mund të nëpërkëmbë fatin e shqiptarëve.
Presidenti ndër të tjera ka theksuar se askush nuk mund ta intimitoje atë të permbushë misionin e tij që në themel ka respektimin e Kushtetutës.
LEXO EDHE: Çështja e detit, Meta: Unë nuk mbaj qëndrime të dyfishta
“Se çfarë bën maxhoranca kjo është një zgjedhje e saj, presidenti di vetëm të respektojë Kushtetutën dhe i përshtatet dhe do ti përshtatet çdo situatë në mbrojtje të saj. Thelbi dhe themeli i kushtetutës është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se presidenti I këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet të përmbushë misionin e tij historik, që të jetë presidenti i 25 prillit, nëse kuvendit nuk I mjaftojnë rekordet negative që ka në këto 30 vjet si parlamenti më me problem, padyshim do të ngelet si parlamenti i 1 prillit, nëse nuk reflekton në ditët që vijnë, dhe reflektimi është respektimi pikë për pikë i paktit të 5 qershorit, për të cilën përshëndes opozitën që ka mbështeur hapjen 100% të listave.
Të jeni të sigurt që edhe sikur të mos e kishit Presidentin, të kishin mbaruar gjithë burrat në vend, meqë jeni shumica zonja, jam i sigurt që gratë do ua kalonin grave të Bjellorusisë, se kur ngrihen edhe ato që se kanë provuar kurrë demokracinë, gratë e Shqipërisë do tu bëjnë atë që t’u duket shumë e madhe edhe vrima e vrimës së miut”, është shprehur kreu i shtetit.e.su./abcnews.al