Starova: Kur të vjen e keqja, hapi derën! Cungut i mungoi fati i trajnerit

schedule23:34 - 17 Shtator, 2020

schedule 23:34 - 17 Shtator, 2020

Sulejman Starova vazhdon të analizojë sfidën e Laçit kundër Hapoel Beer Sheva, në studion e Pressing në ABC News. Mes të tjerash, trajneri i mirënjohur, ish-trajner i Laçit, u shpreh:

“Kam njohuri më tepër edhe në dy ndeshjet e vjetshme (kundër Beer Shevas). Nuk më rezulton një mesfushor i tipareve të Deliut apo të një tjetri që të bëhej zëvendësimi.  E mira është që Malota të luante në treshe në qendër të mbrojtjes.

Të bëhej skema ‘5-4’ dhe pa sulmues. Por kur të vjen e keqja, hapi derën. Trajneri bëri një punë shumë të mirë, mund të shkruante historinë me Laçin. Por fati i keq i trajnerit dhe nuk ndodhi, Laçi u eliminua”, u shpreh Starova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!