Sulejman Starova, pjesë e pandarë e skuadrës Pressing në ABC News, vazhdon të analizojë ndeshjen e Laçit ndaj Hapoel Beer Sheva, që u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të izraelitëve. Mes të tjerash, Bobi u shpreh:
“Ne kemi me qindra raste kur skuadra luan perfekt për 90 minuta, por për një gabim humb ndeshjen. Tani, e gjithë totali i Laçit, është një mrekulli, pasi ka luajtur shumë mirë, por e humbi ndeshjen vetëm për një episod.
Doli Deliu jashtë, u prish skema, u fut Malota, që ju thatë se luajti si numër 6. A ka një prishje skeme këtu? Ka prishje skeme. A ka mungesë eksperience? Ka mungesë! Lojtari i Beer Sheva hodhi një krosim 40 metra, askush nuk e respektoi pozicionimin dhe erdhi e keqja.
Filluan minutat shtesë, nuk ka më mungesë energjie. I gjithë problemi është te rreshtimi. Nuk ka ndikuar lodhja, një krosim 40 metra nuk lihet ashtu”, përfundoi Starova./abcnews.al