Ka nisur emisioni Pressing në ABC News dhe fjalën të parët, e kanë marrë Starova dhe Dede, të cilët kanë folur për eliminim e Laçit nga UEFA Europa League, që erdhi me përmbysje 1-2 vetëm në sekondat e fundit nga Hapoel Beer Sheva.
Starova – Deliu, Rapo dhe Lushkja janë një mesfushë shumë e konsoliduar dhe dalja me të kuqe e Deliut ndikoi. Anësori i majtë e Beer Shevas ishte një futbollist shumë cilësor. Një skuadër që është gati e pakalueshme në ajër, papritmas në dy krosime ndëshkohet.
Lojtari i Beer Shevas bëri marrje gabim brenda zone, por askush nuk e ndaloi. Luajtëm gati perfekt, por nëse nuk luan perfekt deri në fund, të vjen e keqja. Duhet t’i shohim të dy golat se nga na erdhi e keqja.
Dede – “Kartoni i kuq i Deliut nuk ndikoi. Gabimi ishte te Malota. Ky lojtar, me eksperiencë, u fut për të bërë numrin 6. Nëse do të futej në treshen e mbrojtjes, jam dakord. Por Malota shkoi e u përplas me Selmanin, duke mos ruajtur pozicionin tek aksioni i golit të parë”, u shpreh Nevil Dede./abcnews.al