VIDEO/ Fitore pa vuajtje për Milanin, kundërshtar norvegjez në raundin tjetër

schedule22:04 - 17 Shtator, 2020

schedule 22:04 - 17 Shtator, 2020

Milani zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të ri ditën e sotme, duke fituan 0-2 përballë Shamrock Rovers në Irlandë, sfidë e vlefshme për Europa League.

Djemtë e Stefano Piolit shënuan nga një gol për pjesë dhe tani e shohin vetën në raundin e tretë të këtij kompeticioni. Zlatan Ibrahimovic zhbllokoi takimin në mesin e pjesës së parë.

SHAMROCK ROVERS-MILAN

Asist i Calhanoglu dhe finalizim i bomberit suedez. Dyfishimi erdhi në minutën e 67-të. Pasi dhuroi asistin për Ibrën, turku Calhanoglu vendosi të shënonte vetë.

Gjuajtje e saktë dhe topi në rrjetë. Debutime për Brahim Diaz dhe Sandro Tonalin, teksa Milani do të përballet me norvegjezët e Bodo/Glimt në raundin tjetër. /abcnews.al

Shamrock Rovers-Milan 0-2
(Ibrahimovic 23′, Calhanoglu 67′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!