Mirë se vini në epokën e diplomacisë së vaksinave

schedule15:59 - 17 Shtator, 2020

schedule 15:59 - 17 Shtator, 2020

Nga Tyler Cowen, Bloomberg

Kur bëhet fjalë për vaksinat, vendimi më i mirë që mund të marrë çdo komb do të varet nga vendimet dhe veprimet e kombeve të tjerë. Pra, politikat e vaksinave nuk mund dhe nuk duhet të bëhen të veçuara.

Pse?

Marrim parasysh miratimin e fundit të Emirateve të Bashkuara Arabe për vaksinën e re Sinopharm . Vaksina u testua në Emiratet e Bashkuara Arabe për gjashtë javë, dhe tani ka marrë autorizimin për përdorim në shkallë të gjerë. Miratimi i një vaksine herët, e ka bërë qeverinë e  Emirateve të Bashkuara Arabe të shfaqet praktike dhe efikase në sytë e qytetarëve të saj, transmeton abcnews.al

Këto përfitime të aprovimit të shpejtë vlejnë edhe më shumë. Rusia miratoi një vaksinë në gusht dhe pretendon se është në rrugën e duhur për ta shpërndarë gjerësisht këtë vjeshtë. Kina ndërkohë ka injektuar te disa vullnetarë një vaksinë për disa muaj,  rezultatet ende nuk dihen.

Sigurisht që çdo qeveri dëshiron miratimin e një vaksinë sa më shpejt të jetë e mundur.  Në atë mënyrë, nëse ka diçka që nuk shkon me vaksinën, ata mund të pezullojnë shpërndarjen përpara se shumë nga qytetarët e saj të vuajnë nga efektet anësore të saj. Në thelb, disa vende po përshpejtojnë Fazën III të vaksinave, siç ndodhi në rastin e Rusisë, transmeton abcnews.al

Një strategji nga ana e Amerikës do të ishte përshpejtimi i një vaksinë, testimi i efikasitetit të saj dhe më pas shpërndarja. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e ngushta të punës, kjo mund të jetë më e lehtë për t’u realizuar në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe sesa me Kinën ose Rusinë. Nëse një nga ato vaksina rezulton të jetë efektive, SHBA ka mjaftueshëm fonde për të blerë doza ose për ta ndryshojë atë, transmeton abcnews.al

Vendimet e SHBA-së mbi përshpejtimin e një vaksinë kundër Covid, do të varen nga ajo që bëjnë kombet e tjera. Për shembull, nëse kompanitë që po zhvillojnë vaksina po mbledhin të dhëna të dobishme përmes eksperimenteve të tyre, zyrtarët amerikanë mund të vendosin  që mos të përshpejtojnë procesin nga ana e tyre, duke lënë në këtë mënyrë që vendet e tjera të marrin përsipër rreziqet.

Kjo tingëllon mirë, por mund të mos jetë produktive për botën. Amerika është vendi që ka më shumë gjasa të zhvillojë një vaksinë. Një tension në “zhvillimin e vaksinave” është se vendet e pasura dhe vendet e varfra nuk dëshirojnë të njëjtën gjë. Në mënyrë tipike, sa më i pasur të jetë vendi, aq më shumë janë të rrezikuar  qytetarët, transmeton abcnews.al

Zvicra është një nga vendet që mund të presë për sa i përket zhvillimit të një vaksinë, mjafton që ajo të jetë e sigurt dhe efektive. Ndërsa në Indi kushtet e rënda ekonomike do të nxisin përshpejtimin e zhvillimit të vaksinës.

Në këtë aspekt, Kina mund të jetë unike: Kina ka një institucion të madh dhe të përparuar shkencor që e ka ndihmuar në zhvillimin e vaksinave pretendente. Kjo është një arsye që Kina mund të jetë e para në zhvillimin e vaksinave. Por SHBA është më përpara Kinës teknologjikisht, por përparësitë kineze janë më të sinkronizuara në krahasim me shumë vende të tjera në botë, transmeton abcnews.al

Gjëja më e mirë për botën në tërësi mund të jetë që SHBA të ndërmarrë më shumë rreziqe dhe të eksperimentojë më shumë me vaksinat. Meksika, Brazili dhe Afrika e Jugut do të përfitonin  më shumë edhe pse këto përfitime nuk llogariten në politikën amerikane.

A mund të jetë diçka pozitive nëse Amerika, dhe Kina, do të ishte më bashkëpunuese në ambiciet e politikës së saj të jashtme?

Imagjinoni sikur SHBA të shkojë në Meksikë dhe të premtojë vaksinën më të mirë dhe më të shpejtë të mundshme. Në këmbim, Meksika mund të zotohet që të paguajë për një mur në kufirin jugor dhe t’i japë fund futjes së drogës në SHBA.  Nëse Meksika do ta mbante fjalën apo jo, benefitet humanitare do të ishin madhore.

Ka të ngjarë që një skenar si ky të ndodhë? Me shumë mundësi jo. Por sa më shumë t’i afrohemi krijimit të një vaksinë, aq më shumë pyetje të tilla ndërkombëtare do të nisin të bëhen. s.ba/acbnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!