Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 43 raste pozitive me koronavirus.
Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik në vend bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Po ashtu, brenda 24 orëve janë regjistruar edhe tre viktima si pasojë e Covid-19.
Numri total i rasteve pozitive është 14, 882 ndërsa ai i viktimave 607.
Njoftohet gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12,188 raste. Numri i rasteve aktive është 2,087. s.b/abcnews.al/