Shanset për kualifikim të klubeve të Superiores, analiza e Florian Rizës në ABC News

schedule09:18 - 17 Shtator, 2020

schedule 09:18 - 17 Shtator, 2020

Florian Riza, ish-futbollisti i Tiranës, pjesë e emisionit “Pressing” në ABC News çdo javë, ditën e sotme e ka nisur në emisionin “ABC e Mëngjesit”, duke folur për shanset që kanë Kukësi, Teuta e Laçi për të kaluar në raundin e tretë të kualifikueseve të Europa League.

Për ndeshjen Kukësi-Wolfsburg, Riza u shpreh: “Pa shpresa është e pamundur të rezistosh. Avantazhet janë të forta, kundërshtarët janë të fortë. Kukësi ka një ndeshje shumë të vështirë, pasi ekipi Wolfsburg nuk krahasohet me ne, pasi është jashtëzakonisht i fortë.

Tetë herë fiton, një herë del barazim, një herë fiton Kukësi. Nuk e dimë se si mund të dali.  Edhe unë mendoj që Kukësi është ekipi më i mirë, flas për trajnerin bashkë me ekipin”.

Më pas ai foli edhe për ndeshjen Teuta-Granada: “Teuta është ekipi më i mirë, e ka treguar se në tre kompeticione që ka Shqipëria. Dy i ka fituar Teuta. Edhe ata kanë një ndeshje shumë të vështirë, por është për t’u parë”.

Ndërsa për ndeshjen e tretë, atë mes Laçit dhe izraelitëve të Hapoel Beer Sheva, Riza shtoi “Laçi është ekipi i tretë, ekip simpatik. Është i përbërë nga lojtar të rinj, por që ka një president që është shumë i orientuar drejt një ekipi racional.

Shorti e ka vënë në raundin e parë me izraelitët edhe vjet. Vetë kam një eksperiencë me ta,  pasi jam ndeshur një herë në vitin 1995 me këtë ekip”. l.k/abcnews.al