Ish-partnerja e Mario Balotellit, Dayane Mello, do të marrë pjesë në spektaklin më të madh, “Grande Fratello” në Mediaset, ose njohur ndryshe si “Big Brother”.
Bukuroshja 31-vjeçare ishte në qendër të mediave rozë dhe atyre sportive gjatë kohës kur ishte në krahët e SuperMario-s, ndërsa tashmë do të jetë në fokusin e kamerave LIVE te spektaklit.
Në Instagram, Dayane Mello ka më shumë se 100 mijë ndjekës dhe është shumë aktive me fotot që publikon, shpeshherë dhe në poza provokuese. Një yll që i shtohet spektaklit më të madh…/abcnews.al