Kai Havertz, tashmë një futbollist i Chelsea, debutoi kundër Brighton dhe luajti plot 80 minuta, duke bërë një paraqitje relativisht të mirë në atë fitore 1-3 të Bluve të Londrës. Sfida e radhës, Liverpool, një sfidë tepër e vështirë, por Havertz beson te marrja e pikëve, duke e konsideruar Chelsean një skuadër të madhe.
“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë edhe pse unë kam patur pushime të gjata, më pas jam stërvitur vetëm 5-6 ditë me skuadrën. “Premier League është më e vështirë se Bundesliga. E kam parë në stërvitje, e kam parë te loja. Por jam i gëzuar që kam luajtur 80 minuta dhe shpresoj të vazhdoj të luaj në ndeshjet e ardhshme.
Liverpool? Do të jetë një nga ndeshjet më të bukura. Ata janë një nga skuadrat më të mira në botë. Duhet të tregojmë respekt, por edhe Chelsea është një skuadër e madhe.
Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë si për ne ashtu edhe për ata. Do të punojmë shumë dhe mendoj se do të kemi mundësinë të marrim pikë”, u shpreh talenti gjerman./abcnews.al