Sulmohet një tjetër bankë e nivelit të dytë te ‘Rruga e Elbasanit’.
Protestuesit, me ndihmën e mjeteve metalike kanë arritur të thyejnë xhamat dhe kanë hyrë brenda.
Në këtë moment ka rënë edhe alarmi i sigurisë së bankës.
Pasi kanë nxjerrë një sasi të madhe dosjesh dhe dokumentesh, protestuesit kanë nisur të largohen.
Gjithashtu, kanë shkatërruar edhe bankomatin e një banke tjetër, çka përbën dëm të rëndë material.


