Modelja e njohur Emily Ratajkowski ka hedhur akuza ndaj fotografit Jonathan Leder, e cila pretendon se ka qenë viktimë e një sulmi seksual gjatë një seti në vitin 2012. Nga ana tjetër, fotografi ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ata si të rreme dhe si një përpjekje e saj për vëmendje.
Supermodelja pretendon se tetë vite më parë realizoi një set fotografik për revistën Darius kur u sulmua, ndërkohë që sipas saj ka vendosur të flasë vetëm tani, për t’u siguruar që Leder nuk kishte më pushtet mbi të. Ndërkohë, sipas 29-vjeçares Leder ka publikuar fotot e setit të realizuar katër vite më vonë pa marrë miratimin e saj.
“Akuzat e zonjës Ratajkowski janë krejtësisht të rreme. Më vjen keq për të, ajo ka arritur një pikë në karrierën e saj ku duhet t’i drejtohet taktikave si kjo për të fituar vëmendjen e mediave dhe publicitet. Mendoj se është gjithashtu e turpshme të botohen akuza të tilla të hidhura, të lira dhe të pabazuara ndaj dikujt”, është shprehur fotografi. xh.d/abcnews.al