Britney Spears ka vendosur të tërhiqet nga performancat live, të paktën për një kohë të gjatë. Këngëtarja e ka bërë me dije këtë gjatë seancës gjyqësore me babain e saj mbi betejën e kontrollit të financave.
Sipas mediave të huaja, këngëtarja është shprehur se i duhet të mbajë nën kontroll shpenzimet e saj dhe të bëjë “zgjedhje të vështira buxhetore në vazhdim”. Kujtojmë që prej kohësh, këngëtarja është në një betejë ligjore me babanë e saj që kanë të drejta të plota mbi menaxhimin e jetës dhe karrierës së saj.
Këngëtarja kërkon që financat e saj të mos mbikëqyren më nga i ati, gjë që do ta përjashtonte këtë të fundit nga të gjitha vendimet për trashëgiminë e këngëtares. Britney ka paraqitur një peticion për të caktuar Bessemer Trust Company si kujdestare të pasurisë, një kërkesë që nëna e saj, Lynn Spears e ka mbështetur. xh.d/abcnews.al