Preng Gjini, 51-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë mbrëmë në zonën e “Vasil Shantos” do t’i nënshtrohet një operacioni të dytë në sy.
Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se Gjini ka politrauma për shkak të dëmtimeve të marra nga shpërthimi i lëndës eksplozive, ndërsa ka humbur një pjesë të shikimit.
Ndërkohë bluzat e bardha thonë që pa kaluar 48 orë rreziku për jetën vazhdon.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku 51-vjeçari ishte duke lëvizuar me makinën e tij tip mercedez-benz A Class, e cila shpërtheu, mbi urën pranë zonës së “Vasil Shantos”.
Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit. Armando Gjini u ekzekutua më herët në Rrëshen.
Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes pasi shënjestra e atentatit mendohet se ka lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti, ende e pazbardhur. g.v/abcnews.al