Interi zbriti sot në fushë për herë të parë që pas finales së humbur në Europa League ndaj Sevillas. Zikaltrit e Antonio Contes zgjodhën zviceranët e Luganos për të luajtur një miqësore e parë.
Pesë gola realizoi ekipi italian, duke triumfuar 5-0 me “manita”. Henrique Dalbert, të cilit i përfundoi huazimi te Fiorentina, zhbllokoi ndeshjen me golin e shënuar në minutën e katërt. Pjesa e parë solli edhe katër gola të tjerë për Interin.
Hungarezi Kecskes dërgoi topin gabimisht në portën e tij në minutën e 33-të, teksa në skenën e mori Lautaro Martinez me dy gola brenda 7 minutave. Listës nuk mund t’i mungonte Romelu Lukaku, i cili ktheu në gol një penallti në fillimin e pjesës së dytë. /abcnews.al
Miqësore
Inter-Lugano 5-0
(Dalbert 4′, Kecskes (aut) 33′, L.Martinez 36′, 43′, Lukaku (pen) 47′)