Roma është klubi i fundit që është futur në garë për firmën me Marash Kumbullën. Trajneri Fonseca pret një qendërmbrojtës prej kohësh dhe drejtuesit e verdhekuqve i kanë bërë Hellas Veronës një ofertë zyrtare.
Klubi kryeqytetas ofron miliona dhe kartonin e Mert Cetin, qendërmbrojtësit turk. Gjithsesi, Hellas ka një tjetër preferencë dhe ai është Mory Bamba, 18-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, i cili aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit me ekipin U19 të Romës.
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) September 15, 2020
Gazetari Alfredo Pedulla raporton diçka të tillë. Operacioni në total i zbarkimit të djaloshit nga Malësia e Madhe në Romën verdhekuqe, do të kapte shifrën e 30 milion eurove, gjithmonë nëse klubet arrijnë akordin mes tyre. /abcnews.al