Vizitat mjekësore kaluan me sukses dhe Vedat Muriqi është zyrtarisht lojtari më i ri i Lazios. Klubi italian ka bërë një postim në Twitter, aty ku lajmëron me pak fjalë akordin me bomberin dardan.
“Lazio njofton blerjen përfundimtare të futbollistit Vedat Muriqi nga Fenerbahce“, lexohet në komunikatën e bardhekaltërve.
? UFFICIALE ?
? @MuriqiVedat è un nuovo calciatore de #LaPrimaSquadraDellaCapitale!? https://t.co/08KnW1XfPu pic.twitter.com/cZjT5BMjgB
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) September 15, 2020
26-vjeçari kushtoi 20 milion euro (18+2 milion në formë bonusesh), teksa raportohet nga mediat italiane se ka firmosur për 5 vite (2.2 milion euro në sezon). /abcnews.al