Kreu i gjykatës së Kurbinit dhe 2 kolegë me covid, KLGJ-ja çon gjyqtarë nga Tirana

schedule17:12 - 15 Shtator, 2020

schedule 17:12 - 15 Shtator, 2020

Prej rreth 10 ditësh kryetari i Gjykatës së Kurbinit Dedë Miri dhe dy gjyqtarë të tjerë janë  infektuar nga COVID. Këta janë të vetmit gjyqtarë të kësaj gjykate dhe për disa ditë puna u ndërpre. Ndërsa testimeve iu nënshtruan dhe pjesa tjetër e punonjësve të cilët kanë rezultuar negativë.

Pas përgjigjes ata u rikthyen në punë. Këshilli i Lartë Gjyqësor, sipas burimeve të ABC News, i ka zëvendësuar me gjyqtarë nga Tirana deri sa tre të infektuari të  shërohen dhe të kthehen në punë. db/Abcnews.al