Statistikat flasin për Jamie Vardy, sulmuesi lë pas legjendën e Chelsea

schedule13:59 - 15 Shtator, 2020

schedule 13:59 - 15 Shtator, 2020

Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy, po kalon një formë të shkëlqyer. Anglezi arriti të shënojë dy gola në ndeshjen e parë të kampionatit, që “Dhelprat” e fituan me rezultatin 0-3 kundër West Bromwich Albion.

Tashmë bomberi i kombëtares angleze mund të krahasohet me sulmuesit më të mirë të Premier League, madje ai ka bërë më mirë se një prej tyre. Bëhet fjalë për legjendën e Chelsea, Didier Drogba.

Ish-lojtari nga Bregu i Fildishtë numëron 254 ndeshje në kampionatin anglez dhe ka shënuar 104 gola me blutë e Londrës. Ndërsa Vardy ka shënuar një gol më shumë dhe këtë gjë e ka arritur duke luajtur 42 ndeshje më pak se Drogba.

 

33-vjeçari ka zhvilluar 212 ndeshje në Premier League dhe ka realizuar plot 105 gola. Kujtojmë që në sezonin e shkuar ai u shpall dhe golashënuesi më i mirë në Angli. Leicester është me fat që e ka atë, pasi Jamie është vërtetë një makineri golash. /abcnews.al