Vatra e zjarrit në zonë e Kallmit në Durrës vijon të jetë aktive. Mësohet se prej orës 01.25 shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.
Janë angazhuar 3 automjete të drejtorisë, 2 automjete të Portit dhe 1 automjet i Shijakut. Për shuarjen e zjarrit po punojnë 20 zjarrfikës dhe 4 vullnetarë.
Ndërkaq, janë djegur rreth 100 ha pisha dhe shkurre. Bashkia ka vënë në dispozicion edhe 20 punonjës të komunales, ndërsa haset vështirësi për shkak të terrenit të thyer. g.v/abcnews.al