Kthesë e pabesueshme. Marash Kumbulla mund të luajë sezonin e ardhshëm me Romën, edhe pse Lazio po ngulmonte ta transferonte mbrojtësin. Ky është lajmi i Sky Sport Italia, që raporton se klubi kryeqytetas është lodhur nga bisedimet me Manchester United për Chris Smalling.
“Djajtë e kuq” refuzuan ofertën e fundit dhe Roma tani thuhet se është shumë pranë marrëveshjes me Hellas Verona për futbollistin e kombëtares shqiptare. Kjo mund të jetë oferta më e mirë e bërë deri më tani për Kumbullën.
Marash Kumbulla vicino alla Roma! Colpo a sorpresa di queste ore: accordo pronto col Verona per il difensore classe 2000 che l’Inter ha mollato nei giorni scorsi. Operazione in prestito con obbligo di riscatto. ?? @SkySport #Roma #Kumbulla #calciomercato
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 14, 2020
Roma po tenton ta huazojë shtatlartin dhe në marrëveshje të përfshihej një klauzolë që e detyron klubin e Serie A ta blejë mbrojtësin për 30 milion euro verën e ardhshme. Hellas Verona deri më tani ka marrë propozime që shkojnë deri në 23 milion euro, por ka kërkuar 28 milion euro minimalisht. /abcnews.al