U bë për herë të parë, Katy Perry merr dhuratën speciale nga Taylor Swift

schedule08:56 - 15 Shtator, 2020

schedule 08:56 - 15 Shtator, 2020

Taylor Swift dhe Katy Perry i kanë dhënë fund çdo hatërmbetjeje mes njëra-tjetrës dhe veprimi i fundit që ka ndërmarrë Swift e vërteton këtë. Pak ditë më parë, Perry u bë nënë e një vajze, dhe Taylor ka menduar t’i bëjë një dhuratë të veçantë.

Autorja e hitit “Bon Apettit” ka zbuluar se Swift ka dhuruar për vogëlushen e saj një mbulesë të qëndisur me dorë. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit dhuratën e ëmbël, ndërsa shkruan:

Zonjusha Daisy e adhuron mbulesën e saj të qëndisur nga zonjusha Taylor Swift. Shpresoj që ta përdorë për vite me radhë derisa të kthehet në një copë të panjohur, të cilën ajo do ta mbajë në portofolin e saj kur të jetë adoleshente”.

Katy dhe Taylor kanë qenë prej vitesh të pandara dhe mikesha të mira, por shoqëria e tyre u prish për shkaka të kërcimtareve të artisteve. Për një kohë të gjatë, ata nuk komunikonin me njëra-tjetrën ku nuk munguan as deklaratat e fuqishme publike.

Derisa vendosën t’i japin fund këtij konflikti, pasi Katy i dhuroi autores së hitit “Blank Space” një degë ulliri në shenjë paqeje. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!