Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipërisë iu duhen 500 fusha! Ngacmimet e Gjicit? Ai është president nderi”

schedule23:54 - 14 Shtator, 2020

schedule 23:54 - 14 Shtator, 2020

Presidenti Duka vazhdon të flasë në Pressing, në ABC Neës, duke u ndaluar te kushtet e futbollit shqiptar, ku tha se duhen 500 fusha, madje bëri dhe një paralele me Islandën e “vogël”. Mes të tjerash, kreu i Federatës tha: “Do bëj gjithë përpjekjet e mia që futbolli të rikthehet në fushë.

Do të doja të luanim që javën e shkuar. Duhet menduar për një futboll të shëndoshë, që nuk i shmanget problemeve të veta. Kërkohet që gjithçka të rregullohet me bazë ligjore. Sot janë katër kërkesa, më vonë mund të ketë të tjera.

Duam të shkojmë përpara. Kemi dy vite që duam ndërtimin e 100 fushave. FSHF nuk i bën dot vetë. Që Shqipëria të ketë nivel futbolli të kënaqshëm, na duhen minimalisht 500 fusha. Kemi 1 fushë për 100 mijë banorë. Jemi rekordi, i rekordeve të rekordit. Islanda e vogël ka ndërtuar shumë fusha dhe ka suksese”.

“Koço do të futet në politikë me ligën? Safeti ndoshta do të fitojë kredo politike me këtë. Ose edhe Koço. Safeti nuk është president i Kukësit, është president nderi. Është kryetar bashkie, por edhe miku im. Unë do bëj të gjitha përpjekjet e mira të takohem me Ramën, Yllin e këdo”./abcnews,.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!