Takimi Putin-Lukashenko: 1,5 miliard dollarë për Bjellorusisë

schedule22:13 - 14 Shtator, 2020

schedule 22:13 - 14 Shtator, 2020

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka zhvilluar takime me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Takimi i zhvillua kë të hënë, në rezidencën e Putin, në Soçi.

Putin njoftoi se Rusia do të ofronte hua 1.5 miliardë dollarë për Bjellorusinë, veprim ky që mund të ndihmojë Lukashenkon të shmangë një krizë ekonomike në një periudhë afatshkurtër, shkruan The Guardian.

Ndërkohë zëdhënësi i Putin , ndërsa e konsideroi takimin konstruktiv, tha se Putin mbështeti idenë e Lukashenkos për reformën kushtetuese, ide të cilën opozita e ka kundërshtuar.

Kujtojmë presidenti bjellorus përballet me protesta masive në vend, pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, zgjedhje të cilat opozita tha se rezultatet u manipuluan.

Kjo vizitë u zhvillua një ditë pasi policia u përball me protesta masive, ku edhe tejkaluan në trazua dhe përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë. Ministria e Brendshme e Bjellorusisë raportoi se 774 protestues u arrestuan gjatë këtyre përplasjeve.

Sakaq Lukashenko i ka kërkuar publikisht Putinit që të ndërhyjë ushtarakisht në Bjellorusi, kërkesë të cilën  Putin nuk e ka pranuar, por është shprehur se është përgatitur një kontingjent oficerësh në rast se gjërat do të dalin jashtë kontrollit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!