Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia refuzon ndihmën e SHBA/ Trump ofroi ndihmë në Siberi pas dyshimit për murtajën

schedule12:01 - 7 Tetor, 2026

schedule 12:01 - 7 Tetor, 2026

Rusia ka refuzuar ofertën e Presidentit amerikan Donald Trump për ndihmë, pas alarmit të shkaktuar në Siberi nga vdekja e laborantes 28-vjeçare ne nje institut që studion murtajën dhe vendosjes në karantinë të rreth 200 personave.

Autoritetet ruse thonë se situata është nën kontroll dhe se vendi mund ta menaxhojë atë pa ndihmën e Uashingtonit.

Reagimi erdhi pasi Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të ndihmonin Rusinë për situatën e krijuar në rajonin e Irkutskut, ku janë ngritur shqetësime për një rast të mundshëm të murtajës pneumonike.



Gjithçka nisi me vdekjen e Darya Shipilova, 28 vjeçe, laborante ne Institutin Kërkimor Kundër Murtajës në Irkutsk ky u dyshua se mund të ishte infektuar me murtajë pneumonike, pasi një provëz dyshohej se ishte thyer në laborator.

Autoritetet vendosën në karantinë 200 persona që mund të kenë pasur kontakt me të. Megjithatë, deri tani nuk është konfirmuar se gruaja ka vdekur nga murtaja. Autoritetet ruse kanë deklaruar se ajo ishte diagnostikuar me pneumoni me origjinë të panjohur dhe se testet nuk kanë gjetur prova për lidhje mes sëmundjes së saj dhe patogjenëve me të cilët punonte.

Rasti ka shkaktuar spekulime për një infektim të mundshëm me murtajë pulmonare, ndërsa autoritetet ruse kanë theksuar se situata është nën kontroll. Persona që kanë pasur kontakt me të janë vendosur nën mbikëqyrje mjekësore dhe janë marrë masa parandaluese në disa institucione shëndetësore në rajonin e Irkutskut.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!