Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bylykbashi: Duhet të merret mendimi i OSBE/ODIHR për koalicionet, PS kundër

schedule20:41 - 14 Shtator, 2020

schedule 20:41 - 14 Shtator, 2020

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi u shpreh në fund të mbledhjes së Këshillit Politik se opozita e bashkuar ka kërkuar dy gjëra.

Së pari është kërkuar ruajtja e koalicioneve zgjedhore, siç ishin deri më tani, dhe së dyti hapjen 100% të listave, në mënyrë që zgjedhësit të zgjedhin të lirë partinë që duan.

Po ashtu, Bylykbashi dhe Vasili u shprehën se opozita ka propozuar që të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve, por PS, sipas tyre, ishte kundër.

“Në mbledhjen e sotme opozita e bashkuar bëri të qartë qëndrimin e saj në lidhje me ruajtjen e koalicioneve zgjedhore, siç janë sot në Kodin Zgjedhor.

Një çështje që ka funksionuar prej 17 vitesh dhe nuk ka pasur problem. Gjithashtu, u kërkua hapja 100% e listave. Ne kërkojmë që zgjedhësit të votojnë të lirë. Mazhoranca kërkon t’u heqë zgjedhësve mundësinë për lista 100% të hapura, si dhe të zgjedhin lirisht partinë që duan.

Këto janë qëndrime diametralisht të kundërta. Ne për çështje që nuk kemi dakordësi kemi të drejtën t’i drejtohemi OSBE/ ODIHR”, tha Bylykbashi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!