Flakët në Kaliforni, Oregon dhe Uashington kanë djegur miliona hektarë tokë dhe kanë vrarë të paktën 35 njerëz që nga fillimi i zjarreve në fillim të gushtit.
Guvernatori i Uashingtonit e konsideroi ndryshimin e klimës një “goditje”, për këto vende.
Nga ana tjetër presidenti amerikan Donald Trump, u shpreh se kjo situata është shkaktuar edhe si pasojë e keq-menaxhimit të situatës.
Autoritetet në Kaliforni raportuan se ekipet e emergjencës po punonin për të ndaluar rreth 29 zjarre të mëdha në të gjithë vendin.
Shkatërrimi që kanë sjellë zjarret nuk është i papritur. Ekspertët e klimës kanë dhënë alarmin prej një kohe të gjatë, thotë eksperti i zjarreve LeRoy Westerling në Universitetin e Kalifornisë, Merced.
“Prej vitesh kemi bërë modelime dhe simulime që tregojnë se po vijnë sezone zjarresh me të vërtetë shkatërrimtare, përtej asaj që kemi provuar historikisht,” është shprehur ai.
/abcnews.al/