Kampi në Lesbos u dogj nga zjarri, 14 refugjatë pozitiv për COVID-19

schedule16:36 - 14 Shtator, 2020

schedule 16:36 - 14 Shtator, 2020

Të paktën 14 emigrantë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19, njoftuan autoritetet në Lesbos.

Kampi në Lesbos u përfshi nga flakët dhe për pasojë mijëra refugjatë mbetën të pastrehë.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se po bëhen testime për koronavirus, në një situatë kur emigrantë po dërgohen në një zonë të veçantë për karantinë.

Sakaq ministri i Migracionit Giorgos Koumoutsakos bëri me dije se 5,000 çadra do të organizoheshin për t’i ardhur në ndihmë emigrantëve.

Në një situatë të tillë, të gjitha strukturat administrative dhe mjekësore janë në gatishmëri. Por problem mbetet refuzimi i refugjatëve për tu kthyer në “kampin e ri”, tha më tej Koumoutsakos.

/abcnews.al/