Genta Ismajli në pritje të fëmijës së parë

schedule12:02 - 14 Shtator, 2020

schedule 12:02 - 14 Shtator, 2020

Genta Ismajli prej kohësh është në një lidhje me biznesmenin turk, Hussein Usta. Dyshja janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku nuk ngurojnë t’i shprehin publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Ndërkohë, së fundmi është mësuar se autorja e hitit “Dy Dashni” është në pritje të ëmbël. Burime për televizionin T7 kanë bërë me dije se artistja është në muajin e dytë të shtatzanisë. Megjithatë, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga çifti.

Genta Ismajli në momente intime me të dashurin turk, Usta - GazetaBlic

Përsa i përket projekteve muzikore, Genta u rikthyer në treg pas shumë vitesh mungesë me këngën “Ça me bo”. Dueti me Marselin që u publikua dy javë më parë, numëron deri më tani afro 5 milion klikime. xh.d/abcnews.al