Olta Boka u bë nënë e një vajze pak muaj më parë. Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh poston foto me vogëlushen e saj, por duke u kujdesur të mos shfaqë imazhin e saj. Së fundmi, Olta ka festuar përvjetorin e 29-të të lindjes.
Urimet nga miqtë dhe fansat kanë qenë të shumta, ndërsa këngëtarja ka vendosur t’i falenderojë publikisht përmes një postimi në rrjete sociale. Olta shkruan se është mirënjohëse që ky vit ishte më special për të, pasi siç thotë ajo, ka rilindur për së dyti me ardhjen në jetë të Gaia-s.
“Çdo urim i juaji i shtoi një buzëqeshje më shumë portretit tim! E dua shumë ditën e lindjes dhe në këtë ditë, më shumë se çdo herë, i jam mirënjohëse Zotit për mundësitë që më jep në jetë, për privilegjin e të jetuarit edhe një vit më shumë dhe për të gjithë dashurinë që kam rreth e rrotull meje!
Përfshirë edhe ty që po i lexon këto rreshta! Ky vit ndryshe nga çdo herë tjetër, erdhi më special! Unë rilinda me lindjen e Gaia-s, por sot kuptova që lindja ime i shërben kësaj të fundit, në përkushtim të së cilës do të jem deri në frymën e fundit!”, ka shkruar këngëtarja. xh.d/abcnews.al