Sezoni i ri në Premier League, nuk ka nisur mirë për Tottenhamin e Jose Mourinhos, që është mposhtur 0-1 në shtëpi nga Everton. Blutë e Ancelottit, që kanë bërë një merkato spektakolare, ia dolën të fitonin pas një supergoli të Calvert-Lewin.
Sulmuesi i talentuar anglez fluturoi në ajër dhe shënoi me kokë, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Lloris. James Rodriguez, Allan dhe Doucoure, e nisën titullarë sfidën, duke bërë paraqitje të shkëlqyera.
GOLAT/ TOTTENHAM – EVERTON 0-1
Edhe Doherty e Hojbjerg luajtën titullarë për Tottenhamin, por nuk arritën të ndihmonin skuadrën e tyre të shmangnin humbjen. Ndoshta është herët, pasi u luajt vetëm java e parë, por problemet te Tottenham, duken të mbartura nga sezonet e shkuara. Shumë punë për Mourinhon, ndërsa Ancelotti “buzëqesh” dhe merr tri pikët e para./abcnews.al