Është shuar në moshën 77-vjeçare Angelo Pereni, ish-futbollisti italian i viteve ’60-70. Në vitin 1978 nisi karrierën e trajnerit, teksa ka punuar edhe si ndihmës i Gianni De Biasit në kombëtaren e Shqipërisë.
Ish-sulmuesi punoi me trajnerin e njohur te kuqezinjtë në vitet 2011-2014. Largimi nga kombëtarja jonë ndodhi prej faktit që u tërhoq përfundimisht nga profesioni i tij.
Trajneri që shkroi historinë me Shqipërinë, aktualisht në stolin e Azerbajxhanit, ka bërë një dedikim prekës në faqen e tij zyrtare në Facebook. “Lamtumirë Angelo, bashkëpunëtori im në orët e para te kombëtarja shqiptare.
U largove në heshtje, ashtu siç ishe mësuar në jetë. Ke qenë gjithmonë një mjeshtër në futboll dhe në jetë. I respektueshëm me të gjithë dhe plot delikatesë në mënyrën e të mësuarit të futbollit. Preferove të qëndroje në shtëpi pas dy viteve që kaluam së bashku te Shqipëria.
Nuk dëshirojë më të udhëtoje dhe doja të qëndrojë afër njerëzve të tu të dashur. Ju shpreh familjarëve të tu ngushëllimet e mia më të thella. U prehsh në paqe“, shkruan Gianni De Biasi. /abcnews.al