Napoli kishte zgjedhur Sportingun e Lisbonës për të luajtur miqësoren e radhës, por takimi është anuluar. Shkaku është infektimi me koronavirus në kampin e ekipit portugez.
Ndeshja ishte programuar të luhej sonte në mbrëmje (20:45), por tre raste me Covid-19 janë regjistruar te Sportingu i Lisbonës. Të tre janë futbollistë të ekipit luzitan.
Tre positivi al #coronavirus nello #SportingLisbona: annullata #SportingNapoli https://t.co/58YYPl8slG
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 13, 2020
Ata janë asimptomatikë dhe kanë nisur menjëherë karantinën. La Repubblica raporton se Napoli u vu në dijeni të ngjarjes vetëm në momentin që zbarkoi në Lisbonë, kryeqytetin e Portugalisë.
Një udhëtim i shkuar dëm për ekipin e Hysajt dhe Rrahmanit, teksa trajneri Gennaro Gattuso ka kërkuar që djemtë e tij të kryejnë një seancë stërvitore në stadiumin “Jose Alvalade”. /abcnews.al