Vedat Muriqi zbarkon në Itali: Jam fiks për ekipin e Lazios

schedule14:57 - 13 Shtator, 2020

schedule 14:57 - 13 Shtator, 2020

Vedat Muriqi ka zbarkuar në Romën bardhekaltër. Sulmuesi do të zhvillojë nesër vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën 5-vjeçare (2.2 milion euro rrogë sezonale) me Lazion.

18 milion euro (+2 milion në formë bonusesh) kushtoi 26-vjeçari nga Prizreni, i cili ishte pjesë e Fenerbahces sezonin e kaluar. Muriqi foli shkurt rreth aventurës së re në një prononcim për mediat turke përpara nisjes për në kryeqytetin italian.

Jam shumë i përshtatshëm për stilin e lojës së Lazios. Në shumicën e ndeshjeve të sezonit të kaluar kam luajtur me skemën me dy sulmues. Drejtuesit më thanë që kanë nevojë për një sulmues me karakteristikat e mia. Edhe unë i dhashë menjëherë përparësi klubit të Lazios.

Objektivat? Në fillim vjen suksesi kolektiv, më pas ai individual. Shpresoj ta ndihmoj ekipin tim të ri me golat që do të shënoj. Dua të jap më të mirën për Lazion, në të ardhmen shpresoj të bëhem pjesë e klubeve më të mëdha në botë“, deklaron bomberi dardan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!