Mbështetja e presidentit Trump ka pësuar një rënie krahasuar me rivalin e tij Biden. Sipas një sondazhi të publikuar së fundmi, demokrati kryeson me 3 shtete nga katër që ishin anketuar.
Zhvillimet e fundit politike si dhe protestat që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuar të Amerikës duket se do të ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve.
Presidenti Donald Trump ka akuzuar vazhdimisht kundërshtarin e tij Joe Biden si shkelës të ligjit. Por në sondazhin e fundit të publikuar nga The New York Times nga 4 shtete të anketuara, demokrati kryeson në tre prej tyre.
Presidenti ka përmirësuar pozicionin e tij politik në Wisconsin me premtimin për votuesit e bardhë se do të ndaloi trazirat lokale.
Por në shtetet Minesota, Nevada dhe New Hampshire, Trump nuk ka arritur të bind votuesit me politikat e tij.
Diferenca në përqindje mes kandidatëve nuk është e madhe, për shembull në Wisconsin, Biden mori 48 % mbështetje krahasuar me 43 % që mori Trump.
Ndërsa në Minesota diferenca është më e madhe, 50 % për Demokratët dhe 41 % Republikanët.
Sipas sondazhit Biden mbështetet më shumë nga personat që jetojnë në qytete dhe periferi, ndërsa Trump ka një avantazh të fortë me ata në zona rurale.
Disa nga aspektet politiko-ekonomike ku demokratët morën më shumë mbështetje ishin marrëdhëniet mes racave, uniteti i vendit, covid-19, protestat, krimi dhe zbatimi i ligjit.
Ndërsa Republikanët siguruan më shumë përkrahje për ekonominë.
Rezultatet e sondazhit sugjerojnë që Trump të rishikoj popullaritetin e tij në këto shtete. Edhe pse ka pak kohë, tre debatet presidenciale që fillojnë në fund të këtij muaji mund të jenë mundësia më e mirë e mbetur për Trump për të përmbysur shifrat.
Zgjedhjet në Shtetet e bashkuara të Amerikës do të zhvillohen 3 nëntorit 2020 dhe presidenti i ardhshme do të marrë do të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më datë 20 janar 2021./abcnews.al