Ndodh edhe kështu: Koronavirusi “fik” ekipin skocez, e lë pa asnjë portier

schedule20:44 - 12 Shtator, 2020

schedule 20:44 - 12 Shtator, 2020

Koronavirusi vazhdon të infektojë futbollistë të ndryshëm, teksa ajo që i ka ndodhur St Mirren është pothuajse e pabesueshme. Të tre portierët e ekipit që garon në elitën e futbollit skocez kanë rezultuar pozitivë.

Një lajm që ka zënë të papërgatitur stafin teknik të ekipit. Sot ishte ndeshja shtëpiake ndaj Hamilton. St Mirren kërkoi anulimin e saj për shkak të gjendjes së pazakontë, por kërkesa nuk u aprovua.

Zgjidhja erdhi nga Hearts, klubi që garon në Championship. Këta të fundit lejuan Bobby Zlamal të largohej drejt ekipit të ri. Portieri çek e nisi si titullar sfidën ndaj Hamilton, por 34-vjeçari nuk ia doli të evitonte humbjen e St Mirren, që u mposht 0-3 në fushën e vet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!