Jo vetëm Formula 1 këtë fundjavë. Nesër zhvillohet gara e San Marinos në MotoGP, teksa sot janë mbyllur provat zyrtare.
“Pole” për Maverick Vinales, pilotin spanjoll të Yamaha. 25-vjeçari u tregua më i shpejtë se të gjithë në pistë dhe do të niset i pari.
The stage is set for a Yamaha showdown in San Marino! ?@mvkoficial12 starts from pole ahead of @FrankyMorbido12, @FabioQ20 and @ValeYellow46! ⏱️@Lenovo | @lenovoitalia#SanMarinoGP ?? pic.twitter.com/U3LLv6mPt5
— MotoGP™? (@MotoGP) September 12, 2020
Pozicioni i dytë për Franco Morbidelli, një tjetër pilot i Yamaha. Podi i nisjes plotësohet nga Fabio Quartararo, francezi i Yamaha. Formë të mirë tregoi edhe Valentino Rossi.
Legjenda e këtij sporti u rendit i katërti dhe nesër do të garojë për të siguruar minimalisht daljen në pod në Çmimin e Madh të Misanos. /abcnews.al