Avokati mbrojtës i gjyqtares Mimoza Margjekaj pas përfundimit të seancës së sigurisë ndaj gjyqtares, tha se do ta ndjekin në rrugë ligjore, pasi sipas tij nuk ka asnjë çështje.
“Këtu nuk ka çështje. Ne do të ndjekim rrugën ligjore. Çështja është brenda ligjit. Nuk ka absolutisht të zbatohet një masë represive të tillë, hetimi le të vazhdojë. I bëj thirrje medias të futet në proces”, tha ai.
Gazetarja e ABC News Xhensila Kodra, tha se GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të gjykatës.
Gjyqtarja Mimoza Margjekaj dhe avokati Skënder Demiraj mbeten në “arrest shtëpie”.