Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I mori 16 mijë euro një të riu duke e shantazhuar, ndalohet 26-vjeçari në Tiranë

schedule13:53 - 12 Shtator, 2020

schedule 13:53 - 12 Shtator, 2020

Një 26-vjeçar në Tiranë është ndaluar nga policia pasi ka shantazhuar dhe i ka marrë para një të riu. Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë një 23-vjeçare pasi ishte në dijeni të ngjarjes dhe nuk ka kallëzuar.

Njoftohet se M. M., në periudha të ndryshme kohore, me anë të shantazheve i ka marrë në tërësi 16.000 euro 23-vjeçarit  S. A.

Rezulton se i dëmtuar, pas shantazheve që i bënte M. M., 23-vjeçari ka kryer transferta të lekëve në drejtim të tij, në periudha të ndryshme kohore.

Njoftimi:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Transferta”.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Ndalohet një 26-vjeçar, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë“.

Procedohet penalisht dhe 1 shtetase, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.

Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ka organizuar punën dhe pas një hetimi me medota proaktive kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Transferta”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

M. M., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua penalisht shtetasja D. B., 23 vjeçe.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie duke i marrë një shumë të përgjithshme prej 16.000 euro shtetasit S. A., 23 vjeç. Ndërsa shtetësja D. B. ka pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar.

Po në vijim të hetimeve ka rezultuar se shtetasi i dëmtuar, pas shantazheve që i bënte shtetasi M. M., ka kryer transferta të lekëve në drejtim të tij, në periudha të ndryshme kohore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.  s.b/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!