Avokati Skënder Demiraj i cili akuzohet për korrupsion, në seancën e sotme nuk ka pranuar të ketë marrë para në lidhje me ndryshimin e masës.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se para gjykatës ai është shprehur se është burrë i moshuar dhe nuk ka marrë asnjë qindarkë.
Lexo edhe: Margjeka, e irrituar para GJKKO: E prisja arrestimin tim prej 1 viti, vendimi që po më “djeg”
Në lidhje me përgjimet e nënë e bir, Nejton e Afëdita Bali, avokati shprehet se djali ka dashur të marrë para nga e ëma, por jo për të paguar gjyqtarët, por për të luajtur bixhoz.
Lexo edhe: “3 gjyqtarë, nga 2 mijë €”, pritet verifikimi i masës së sigurisë ndaj gjyqtares së Durrësit
Sakaq gjyqtarja Margjeka ka mohuar akuzën e korrupsionit, ndërsa në seancë është shprehur se ka dhënë vendim të drejtë, për shkak të pandemisë.