Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast të një atentati në Shëngjin.
Berisha ka publikuar një mesazh dhe video, të dërguar nga personi ndaj të cilit është kryer atentati.
Sipas mesazhit të publikuar, “shënjestra” tregon se për 20 minuta e ka ndjekur dhe policia nuk ka bërë asnjë lloj reagimi.
Atentati ka ndodhur më 15 gusht, ndërsa personi që ka bërë denoncimin thotë se në makinë ka qenë me bashkëshorten dhe me dy fëmijët.
“…Kam qenë me bashkëshorten dhe me dy fëmijët. Më ka ndjekur nga kryqëzimi i Shëngjinit e deri në Bushat të Shkodrës dhe kam kaluar tre postoblloqe policie dhe s’kanë reaguar fare. I kam me video dhe t’u me shiku policia dhe ka njoftu nusja ne tel ka vazhdu njekja 20 minuta te lutem me ndhimo ti publikoj t’i kam cuar video dhe ne fejzbuk .
Qytetari thotë po ashtu se njerëzit e tij kanë telefonuar Komisariatin e Laçit, por nuk kanë marrë asnjë lloj reagimi.
Sipas tij, motori e ka ndjekur dhe gjuajtur deri në Bushat dhe më pas janë tërhequr.
Mesazhi vijon:
“Kjo është videoja e dytë, shikoje C Klasi gri dhe motori pas dhe polici qarkullimit qe kap gjoja radion me kan shiku policit ka marr dhe nusja per 20 minuta komisarjatin e lezhes dhe njerzit e mi ne tel kan njoftu komisarjatin e Lacit po asnje gje. Vec kur kam hik vet ne komisarjatin e shkodres se der ne bushat te shkodres me ka ndjek motrri duke me gjuajtur pastaj jan terjek dhe kan kthy atentatort mbrapsh per lezh policia ka dhene vetem njoftimin e meposhtem.”
Bashkë me videon, Berisha shkruan: “I bejne atentat! Akuzon narkopolicine per indiference te plote! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e atentatit te qytetarit dixhital.” s.b/abcnews.al/