Sezoni i ri në Serie A fillon në 19 shtator. Fiorentina-Torino dhe Hellas Verona-Roma janë dy sfidat e ditës së shtunë, teksa kampionët e Juventusit zbresin në fushë një ditë më pas.
Andrea Pirlo do të debutojë si trajner i bardhezinjve ndaj Sampdorias së Ranierit në “Allianz Arena”, që do të ketë tifozë më në fund. Drejtuesit e Juventusit i kanë paraqitur planin e tyre Rajonit të Piemontes në lidhje me rikthimin e tifozëve në stadium.
Rregullat aktuale janë të qarta: deri më 7 tetor tifozët mund të kthehen gradualisht vetëm për ndeshje miqësore dhe jo për ato të Serie A. 1 mijë është shifra e lejuar, me Juven që po bën maksimumin që këtë shifër njerëzisht ta ketë në stadium që në ndeshjen e parë të kampionatit.
Diçka e vështirë të ndodhë për momentin, por drejtuesit e kampionëve të Italisë janë optimistë dhe shpresojnë që të mos luajnë me dyer të mbyllura kundër Sampdorias. /abcnews.al