Lazio po pret Vedat Muriqin dhe bomberi dardan do të zbarkojë të dielën në mbrëmje në kryeqytetin italian. Igli Tare arriti akordin me Fenerbahce për shumën e 18 milion eurove + 2 milion të tjera në formë bonusesh.
Një hap fantastik për 26-vjeçarin nga Prizreni, i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 2.2 milion eurosh në sezon me klubin italian. “Gjiganti” i sulmit do të udhëtojë të dielën pasdite drejt kryeqytetit italian dhe ditën e hënë do të kryejë vizitat mjekësore.
#Lazio, lunedì le visite mediche di #Muriqi https://t.co/v7BTXgvPLT
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 12, 2020
Më pas do të vijë firma në kontratë dhe prezantimi përpara tifozëve të rinj. Afrimi i tij gëzon trajnerin Inzaghi, i cili kishte kërkuar një pykë për ta vendosur përkrah Ciro Immobiles. /abcnews.al