Sulmuesi i PSG-së, Neymar, tashmë është me sponsor të ri. Braziliani do të jetë një atlet i PUMA. Disa javë më parë ai ndërpreu partneritetin me NIKE.
28-vjeçari bashkëpunonte me këta të fundit që nga mosha 13-vjeçare. Ditën e sotme ylli i francezëve postoi një video në “Instagram”, ku njoftoi se tashmë ai do të jetë imazhi i ri i PUMA-s.
https://www.instagram.com/p/CFB4fOcKCjN/?igshid=1soymjundmgck
“Neymar Junior i është bashkuar familjes sonë së PUMA-s dhe kjo është fantastike. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe ka një influencë të madhe në brezin e ri. Jemi shumë të lumtur që do të bashkëpunojmë me të si jashtë dhe brenda fushe”, deklaron CEO i PUMA, Brojn Gulden. Lojtari i bashkohet kështu yjeve të tjerë botërorë si Griezmann, Suarez e Aguero, të cilët janë pjesë e PUMA-s. /abcnews.al