“3 gjyqtarë, nga 2 mijë €”, pritet verifikimi i masës së sigurisë ndaj gjyqtares së Durrësit

schedule11:12 - 12 Shtator, 2020

schedule 11:12 - 12 Shtator, 2020

Në Gjykatën e Posaçme pritet që të nisë komunikimi për pesë masat e sigurisë që janë vendosur më herët në mungesa ndaj pesë personave.

Një prej tyre është edhe gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së parë në Durrës, Mimoza Markgjeka, por që për pesë muaj me radhë, ajo ka qenë e komanduar në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Bëhet fjalë për  Mimoza Markgjekës, e cila është në arrest shtëpie, së bashku me një nga vokatët që ka qenë në një çështje gjyqësore në Apelin e Korçës si dhe Skënder Demiraj.

Por me masë sigurie arrest me burg janë caktuar tre persona të tjerë, bashkëshorti i Markgjekaj, Arben Cara, dekan i fakultetit Juridik, në Universitetin e Durrësit. Si dhe, për Klaudio Zhilla, sekser dhe pronar i një hoteli në Korçë ku mendohet të jetë dorëzuar shuma prej 6 mijë eurosh.

Kujtojmë se një përgjim i zhvilluar mes Nejton Balit dhe nënës së tij Afërditës, për të nxjerrë nga burgu të vëllain, Orionin, çoi në zbulimin e një afere korruptive në sistemin e drejtësisë.

Në dosjen e siguruar nga ABC News, konstatohet se biseda mes tyre është zhvilluar më 7 korrik të këtij viti, pasi gjykata e Pogradecit kishte lënë në qeli Orion Balin dhe bashkëpunëtorin e tij, me akuzën “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjatë përgjimit, Nejton Bali i tregon nënës se kishte biseduar me të vëllanë, Orionin dhe se avokati Skënder Demiri kishte dhënë garanci që kundrejt shumës 6 mijë euro do ta lironte nga qelia në Apelin e Korçës. /abcnews.al/