Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

India regjistron një tjetër rekord rastesh me Covid-19, tejkalon Brazilin për numrin e të infektuarve

schedule08:12 - 12 Shtator, 2020

schedule 08:12 - 12 Shtator, 2020

India ka raportuar, në të dytën ditë radhazi, një numër rekord të infektuarish.

Autoritetet në vend njoftuan se në 24 orë u konfirmuan 97,570 raste të reja me Covid-19. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 4.65 milion.

Tashmë, India është vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia, pas SHBA-së nuk numërohen 6.6 milion të infektuar.

Po ashtu, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, si pasojë e Covid-19 në vend kanë humbur jetën 77,506. s.b/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!