Në përvjetorin e 19-të të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duket se rivalët politikë amerikanë kanë zgjedhur që të lënë mënjanë pakënaqësitë ndaj njëri tjetrit dhe të jenë së bashku në një ditë të tillë.
Mediat e huaja raportojnë se i nominuari për president nga Partia Demokratike, Joe Biden, dhe nënpresidenti amerikan, Mike Pence, kanë shfaqur një moment uniteti në këtë përvjetor.
Ata ndoqën ceremoninë e përkujtimit në Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 shtatorit në Nju Jork.
Biden do të udhëtojë në Shanksville, Pensilvani – vendi i memorialit të Fluturimit 93, ndërkohë o nga i njëjti vend aty ka mbajtur fjalimin edhe presidenti Trump.
Megjithëse të dy kandidatët presidencial për zgjedhjet e nëntorit flasin nga i njëjtin vend, oraret e tyre janë të ndryshme, duke siguruar që ata të mos i kryqëzojnë rrugët. I shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump, presidenti amerikan ishte i pranishëm në një ceremoni në Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Pensilvani, ku më 2001, një aeroplan u rrëzua, pasi 40 pasagjerët dhe ekuipazhi i saj parandaluan rrëmbyesit të mbërrinin në ndërtesën e Kongresit të SHBA-së.
“Për anëtarët e familjes së Fluturimit 93: sot, çdo rrahje zemre në Amerikë është e lidhur me tuajat. Dhimbja dhe ankthi juaj është pikëllimi i përbashkët i të gjithë kombit tonë. Kujtimi i të dashurve tuaj të çmuar do të frymëzojë Amerikën për të gjitha kohërat që do të vijnë. Heronjtë e Fluturimit 93 janë një kujtesë e përjetshme që pa marrë parasysh rrezikun, pa marrë parasysh kërcënimin, pa marrë parasysh mundësitë, Amerika gjithmonë do të ngrihet”, tha presidenti amerikan.
Sulmet e 11 shtatorit, 2001, kanë lënë të vrarë afro 3,000 njerëz. Rrëmbyesit e aeroplanëve kanë goditur Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, Pentagonin dhe një hapësirë në Pensilvani. e.su./abcnews.al