Lancinet Sidibe ka dalë lojtar i lirë. Mesfushori nga Guinea ishte nën kontratë me Besëlidhjen. Tre herë është huazuar nga klubi lezhian te Flamurtari, Kukësi dhe Tirana pjesën e dytë të sezonit të kaluar.
Presidenti Gjok Ndoka pranoi të ndërpriste bashkëpunimin me 23-vjeçarin afrikan, i cili i ka dedikuar një postim në rrjetet sociale kreut të klubit lezhian. Sidibe pati një ofertë nga Osijek vite më parë, por Ndoka kërkoi shumë për ta lënë të lirë dhe nuk e lejoi të largohej në Kroaci.
https://www.instagram.com/p/CFAB74vsUNd/?utm_source=ig_web_copy_link
“Faleminderit Zoti President për letrën këshilluese. Është e vërtetë që gjatë këtyre viteve, ne kemi pasur fat që kemi përfituar nga eksperienca jote, këshillat e tua të mençura dhe shqetësimi kundrejt nesh. Ka ardhur koha që të tregosh veten në një audiencë tjetër, faleminderit shumë“, shkruan Sidibe. /abcnews.al