Zyrtarizim i pesëfishtë te Tirana, talentet bardheblu firmosin kontratat e para

schedule17:35 - 11 Shtator, 2020

schedule 17:35 - 11 Shtator, 2020

Tre afrime zyrtarizoi Tirana ditën e djeshme. Ganezët Derrick Sasraku (sulmues), Isaac Gyamfi (qendërmesfushor) dhe Ibrahim Sulley (mesfushor ofensiv), zbarkuan në Shqipëri dhe firmosën kontratat e tyre me klubin bardheblu.

Tirana nuk është ndalur as ditën e sotme, teksa ka zyrtarizuar kalimin e pesë futbollistëve të talentuar në ekipin e parë. Okseold Sefa, Aldi Gjumsi, Alban Cejku, Kristi Malo, Xhoi Cici, pjesë e akademisë bardheblu, kanë firmosur kontratat e para.

KF Tirana njofton afrimin e lojtarëve: Okseold Sefa, Aldi Gjumsi, Alban Cejku, Kristi Malo, Xhoi Cici në ekipin e parë. Filizat e akademisë falë talentit dhe punës së palodhur, arritën t’i bashkohen ëndrrës së madhe të të qenit pjesë e skuadrës kampione këtë sezon të ri.

Rrugëtimi bardheblu nuk ndalet për këta djem, të cilët do të vazhdojnë të mbajnë veshur fanellën me të cilën u rritën“, lexohet në postimin e 25 herë kampionëve të Shqipërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!