Presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri bjellorus Alexander Lukashenko do të takohen në qytetin rus të Detit të Zi, Sochi në 14 shtator.
Mësohet se dy liderët do të takohen për të diskutuar bashkëpunimin energjetik dhe partneritetin strategjik të dy vendeve të tyre, tha Kremlin të premten.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov më parë u tha gazetarëve se nuk ishte vendosur asnjë dokument për nënshkrim në takim.
Putin dhe Lukashenko do të diskutojnë gjithashtu zhvillimin e marrëdhënieve ruso-bjelloruse, tha Kremlini në një deklaratë.
Ky takim vjen në një kohë kur në Bjellorusi prej javësh kanë shpëerthyer protestat kundër Lukashenkos, të cilin e akuzojnë s manipuloi zgjedhjet e fundit. g.v/abcnews.al